Humor

Parlamenti shpërthen në të qeshura: “Vagina është e zgjuar, penisi është budalla”






               Publikuar në : 13:04 - 01/08/18 |
mapo.al

Kemi edhe ne në Shqipëri emra fshatrash apo krahinash që të bëjnë të vësh buzën në gaz.


Por nuk jemi askund pranë Ganës.

Parlamenti i vendit afrikan shpërtheu në të qeshura me lot kur një deputet kërkoi më shumë investime në zonën e tij.

John Frimpong Osei tha se kërkon që disa fshatra të zonës së tij të bëhen pjesë e rrjetit energjetik.

Por sapo nisi të citojë emrat e fshatrave që duhen lidhur me rrjetin, të gjithë nisën të qeshin.

Fshatrat quhen “Etwe nim Nyansa”, “Kote ye Aboa” dhe “Shua ye Morbor”.

Ato përkthehen përkatësisht: “Vagina është e zgjuar”, “Penisi është budalla” dhe “Testikujt janë të mërzitur”.

Në përgjigje të kërkesës së deputetit, ministri i Energjisë vazhdoi humorin: “Nëse u ofrojmë energji, kjo mund të ndërhyjë në aktivitetet e natës”.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas