Rajoni

Parlamenti i Kosovës diskuton sot nëse do flitet për korrigjim të kufirit në dialogun me Serbinë

Seanca e opozitës për të debatuar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë të sot. Kryetari i Kuvendit të Kosovës vendosi mbledhjen e seancës plenare sot në 10:00, për shkak se një ditë më parë nuk ishte kuorumi i duhur i deputetëve për nisjen e saj.

“Nuk kam mund ta hap seancën, nuk janë 61 deputetë, kjo është arsyeja. Çështja është që nuk po mundemi fare të futemi në seancë dhe çështja e dytë është se grupet parlamentare duhet të koordinohen mes tyre, ju e dini saktë sa deputet keni, ka edhe një qëndrim politik nga partnerët e koalicionit që iu ka dhënë një mundësi, iu kisha lut të na jepeni një qartësi“, është shprehur Veseli.



Veseli insistoi në propozimin e tij, duke thënë se do të ishte mirë që të mbahet një mbledhje e kryesisë dhe nëpërmjet një koordinimi të mbahet një seancë e përbashkët në mes pozitës dhe opozitës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas