Bota

Parlamenti i Armenisë refuzon udhëheqësin e opozitës për kryeministër

Parlamenti i Armenisë votoi kundër zgjedhjes së udhëheqësit të opozitës, Nikol Pashinian, për kryeministër të ardhshëm.

Deputetët votuan me 55 vota kundër dhe 45 pro.



Duke iu adresuar Parlamentit pak para votimit, Pashinian u tha mbështetësve se do t’iu bashkohet në qendër të Jerevanit për të rinisur protestat.

Ai ka udhëhequr protesta për ditë të tëra, duke detyruar kryeministrin Serzh Sarkisian të japë dorëheqje.

Më herët, Pashinian i paralajmëroi deputetët për “cunami politik” nëse nuk e merr mbështetjen e tyre.

Parlamenti i Armenisë pritet të mblidhet sërish më 8 maj për votimin e dytë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas