Auto, Kryesore

Parku i Kinostudios, aty ku makinat e rralla tregojnë mbi 50 vite histori

“ZIS-110”, “Cadillac”, “Chevrolet”, “Buick”, “Fiat 1100”, “Mercedes”, “Tatra”, “Skoda”, “NYSA”… këto janë disa nga makinat rrelike që mban edhe sot të “fshehura” ai që njihej dikur si parku i Kinostudios “Shqipëria e re”, por që sot është një grumbull garazhesh me një mori ndryshkësirash në dukje “pa asnjë vlerë”.

Por pak kush mund ta mendojë se sa shumë histori ka në këto automjete të rralla dhe me vlerë të paçmuar, në të cilat ka kaluar më shumë se 50 vite histori filmi.



Related image

Automjetet e katandisura sot në pikë të hallit edhe pse të rrënuara, vetëm nga vitet që mbartin kanë vlera të jashtëzakonshme, por atyre i barten edhe sa e sa skena e batura aktorësh të famshëm në episode e filmave artistic shqiptare.

“Shofer… mbaje se më çpëtoi…”, batuta e famshme e dialogut po aq të famshëm midis aktorëve të mëdhenj Demir Hyskja e Birçe Hasko, të zhvilluar në kabinën e këtij kamioni “Fiat”, te filmi “Kur zbardhi një ditë” është një prej të shumtave dhe të para e ripara nga kushdo.

Fotografia e Albanian Transport

Sikur vetëm kaq të ishte historia e këtij kamioni, do të mjaftonte për t’i siguruar përjetësinë atij, i cili arriti t’i mbijetojë luftës por jo shkatërrimtarëve të viteve të post-komunizmit, që shkatërruan dhe po shkatërrojnë pa ndalur çdo vlerë të mirë e të bukur!

“Mapo.al” sjell edhe një herë sot në bashkëpunim me të specializuarën “Albanian-Transport” këtë koleksion të rrallë makinash rrelike, për të rikujtuar se ato “ndryshkësira” mbartin një histori dhe vlera të jashtëzakonshme që duhen ruajtur./E.K./“Mapo.al”/Albanian-Transport/

<
>
515 13413719-10209954796250691-1641889036318794038-n_1466008801-268072 20160907_104513 36901602_2018081911575880_5015417647240577024_n 36909812_2018082018242536_6483643983925870592_n 36915668_2018081771575894_4907648057266405376_n Capture-79 kino-2 kol1-1 mak makina_faqe_17-1 makina11 received_10154529567502044 received_10154529570582044 received_10154529570987044 received_10154529571592044 Screenshot_13 vetura-kinostudio vetura-kinostudio-324x160
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas