Kryesore, Sociale

Parkimi publik, Veliaj: Po ndërtojmë një mini-Europë shqiptare

Tirana pritet të ketë një tjetër parkim nëntokësor, pas atij në sheshin “Skënderbej” dhe në bulevardin e ri. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj inspektoi punimet që po kryhen pranë rrugës së Elbasanit, ku nën parkun e lojërave po ndërtohen dy kate parkim.

“Nuk i bëjmë dot të gjitha përnjëherë, por siç po tregon kjo histori, pak nga pak, nga një punë konkrete përditë, do i lëmë qytetit jo vetëm më shumë parkime nëntokësore, jo vetëm më shumë sheshe, jo vetëm më shumë pazare, e teatro të rinj, por besoj në totalin e vet, do ta kthejmë në një mini-Europë shqiptare”, tha Veliaj.



Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se kjo zone është një nder më të ngarkuarat sa i takon qarkullimit të mjeteve, e për pasoje parkimi ishte i nevojshëm.

“Është në kryqëzimin kryesor të Unazës me Rrugën e Elbasanit, pranë Liceut dhe shkollës së re “Kosova”, institucione që kanë nevojë për parkim. Partneriteti që kemi edhe me Xhaminë, në anën tjetër të Lanës, ku edhe ata po bëjnë po aq vende parkimi, zgjidh përfundimisht çështjen e parkimit”, tha ai.

Me këtë investim Tiranës i shtohen 145 vende parkimi, ndërsa Veliaj deklaroi se në mandatin e dytë një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet shtimit të vendeve të reja të parkimit nëntokësor në zona të tjera të kryeqytetit.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas