Aktualitet

Paris/ Thirri ‘Allahu Akbar’, vrau 1 e plagosi disa të tjerë… kush ishte agresori i sulmit

Një person ka mbetur i vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi terrorist me thikë në qendër të Parisit, njoftojnë autoritetet franceze. Dy prej të palgosurve raportohet se janë në gjendje kritike për jetën. Autori i sulmit është qëlluar për vdekje nga policia.

Ai ishte “francez, i lindur në Çeçeni në vitin 1997.” Nëna dhe babai i tij janë marrë në paraburgim për t’u marrë në pyetje, shtoi burimi. Më parë, raportet sugjeruan se sulmuesi ishte rus.



Sulmuesi është identifikuar si Khamzat Azimov, njoftoi France Info. Ai lindi në Rusi, por mori shtetësinë franceze në vitin 2010, shtoi raporti.

-1

Duke bërtitur “Allahu Akbar”, sulmuesi ka plagosur pesë vetë, dy prej tyre në mënyrë kritike, të shtunën në mbrëmje.

Sulmuesi me thikë, thuhet se u rendit në Fiche S, një tregues i përdorur në Francë për individë të konsideruar si kërcënim për sigurinë kombëtare të cilët duhet të mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, njoftuan burimet për AFP.

Megjithatë, ai nuk kishte të dhëna penale.

20-vjeçari u monitorua për lidhjet e tij në “qarqet radikale islamike”, ndërsa kishte lidhje specifike dhe të tërthorta me “një person në Siri”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas