Kryesore, Sociale

Parashikimi i motit, sot e diel 22 prill 2018

Kthjellimet dominojnë të gjithë territorin deri pas mesditës kur vranësira kalimtare shfaqen në Veri dhe Lindje të vendit. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë kryesisht me kthjellime në zonat bregdetare ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit.

Sipas “MeteoAlb”, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit në Veri dhe Qendër ndërsa mesdita pritet të ruajë vlera termike thuajse konstante.



Era do të fryjë e lehtë dhe rrallë-herë mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 1-2 ballë.

Europa

Kthjellimet mbeten dominante në Europën Jugore dhe Lindore.

Ndërsa vranësira dhe shira të shpeshtë do të ketë në Europën Perëndimore dhe Qendrore; më të theksuara në veriperëndim të saj.

Temperatura të larta parashikohen edhe ditët e javës në vijim.

Sipas “Meteoalb”, temperaturat e ajrit në territorin shqiptar parashikohet që gjatë periudhës 21 – 30 prill 2018 të jenë mesatarisht 2.5°C më të larta se vlerat tipike të kësaj periudhe.

Ndërkohë, 10-ditëshi i parë i Majit pritet të sjellë temperatura shumë më pranë normaleve të fund-pranverës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas