Ditën e premte, datë 17 gusht moti do të jetë me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore dhe vranësira të pakta deri në mesatare në zonat malore.
Era do të jetë e lehtë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8m/sek në bregdet.
Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 15/28C
Zonat e ulëta 18/34°C
Zonat bregdetare 21/33°C