Kryesore, Sociale

Parashikimi i motit: Rikthehen vranësirat

Ky është moti për ditën e sotme.

Sipas Meteoalb, vendi ynë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët dhe me vranësira kalimtare.



Por vranësira më të theksuara do të ketë në mesditë duke sjellë rrebeshe shiu të izoluara në zonat veriore dhe juglindore.

Gjatë pasdites, vranësirat fuqizojnë zonat malore duke sjellë rrebeshe shiu afatshkurtër.

E gjithë shtrirja bregdetare do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Temperaturat mbeten konstante në orët e para të ditës, por një zbritje 1-2 gradë Celsius sjellin orët e mesditës në zonat veriore dhe verilindore.

Era do të fryjë mesatare me një shpejtësi 30 km/h në drejtimin verior duke shkaktuar në det dallgëzim 2 ballë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas