Kryesore, Sociale

Parashikimi i motit: Nis rënia e temperaturave

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik me qendër kryesore të pozicionuar në Europën Verilindore, e cila po kushtëzon në vendin tonë temperatura të larta.

E premte, 21 shtator, vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike, pra me kthjellime dhe shtim të vranësirave deri mesatare në zonën e Ultësirës Perëndimore.



Era do të jetë e lehtë me drejtim jugperëndim me shpejtësi 8m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi  vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max 
Zonat malore         14/29°C
Zonat e ulëta           16/31°C
Zonat bregdetare   18/30°C

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas