Shëndeti

Parandalimi i kancerit, studiuesit me lajme të mira. Çfarë zbuluan tek disa kavie

Parandalimi i kancerit mund të jetë ende një prej mundësive më të mira për ta mposhtur atë. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të kërkimeve mbi Kancerin, të paktën gjysma e kancerëve në botë janë të parandalueshëm dhe është e mundur që deri në 90% të tyre të shkaktohen prej stilit të jetesës.

 



 

Një studim sugjeronte që, nëse njerëzit thjesht vepronin sipas këshillave për duhanpirjen, dietën, alkoolin dhe faktorë të tjerë të njohur të riskut, më shumë se 40% e kancerëve mund të parandalohen.

Studuesit vazhdojnë të kërkojnë dhe gjejnë shkaktarë. Një studim i fundit i OBSH thoshte se të pish kafe apo çaj shumë të nxehtë mund të jetë e lidhur me kancerin në fyt. Kjo pasoi një tjetër studim global, sipas të cilit mishi i përpunuar shkakton kancer.

Disa lloje kaviesh që nuk ngordhin kurrë prej kancerit po bëhen një aleat i mirë i shkencëtarëve që kërkojnë mënyra për parandalimin. Ata sekretojnë një substancë të ëmbël të formuar nga acidi hialuronik, që e bën lëkurën e tyre të butë dhe formon një kafaz mbrojtës përreth qelizave, gjë që pengon ato të tumorit që të shumohen. Shkencëtarët po shohin nëse një gjë e tillë mund të implementohet tek gjitarët.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas