Kryesore, Politika

Paralajmërimi: Rama të ikë, Xhafaj të bëhet kryeministër

Lajmi për largimin e Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm i ka befasuar shqiptarët këtë të shtunë. Megjithatë, fërkimet e tij me kryeministrin Edi Rama janë paralajmëruar vazhdimisht nga avokat Spartak Ngjela. Fillimisht Ngjela mbrojti Xhafën për çështjen e të vëllait dhe e lavdëronte vazhdimisht për aksionet e policisë.

“Më kanë kërkuar shembull ndërkombëtar për çështjen Xhafaj… Po ju jap shembullin që posa e shkrova në komentet e statusit. Po si flisni kështu? Ku është rast ky për amerikanët. Nga Enver Hoxha do mësojnë shqiptarët akoma? Presidenti Klinton ishte President i Amerikës dhe e kishte vëllain për drogë në burg. Nga komunizmi do mësoni ju ende? Dhe jo vetëm kaq… Por Klintoni e fali vëllanë me dekret… Ja ky është morali politik. Demokracia njeh vetëm zbatimin e ligjit,” u shpreh Ngjela.



Pak muaj më vonë, avokati i njohur foli në një intervistë. Duke komentuar reformën në drejtësi, Ngjela tha se kryeministri Edi Rama nuk mund ta zbatojë atë. Ngjela tha se reforma në drejtësi është një investim amerikan që nuk mund të dështojë, pasi dështimi i saj do të ishte dhe i Uashingtonit.

I pyetur se kush mund të jetë pasuesi i Edi Ramës në qeveri, Ngjela tha se kryeministri i ri do të jetë ai që ka raportet më të mira me SHBA dhe do të jetë i përzgjedhur i Amerikës. I pyetur se cili politikan në Shqipëri ka raporte të tilla me SHBA, Ngjela tha se ai është “Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa”.

“Rama nuk mund të bëjë reformën në drejtësi. Është fatkeqësi e PS që ka zgjedhur një Kryeministër që nuk njeh as ligjin dhe as ekonominë. Një njeri i tillë nuk mund të jetë në krye të një reforme kaq madhore, ky është problemi i PS. Unë nuk e di kush do të jetë kryeministër i ri, por ajo që di unë është se do jetë dikush që ka raporte të mira me SHBA. …Ministri Xhafaj ka mbështetjen e SHBA dhe media është në dieni që Xhafaj ka mbështetjen e madhe të SHBA”, tha Spartak Ngjela.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas