Kryesore, Politika

Paralajmërimi i Bashës: PD do të vijë në pushtet me votë, por…

Me parrullën “Me pastrimin e politikës nga krimi”, kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi se nuk ka asnjë lloj kompromisi politik pa pastruar “parlamentin nga kriminelët dhe politikanët nga krimi”

“Kompromis me krimin nuk mund të bëjmë”, tha Basha gjatë një takimi të zhvilluar në Berat.



Sipas tij, kthim ne kuvend me politikanë të lidhur me krimin nuk ka e nuk do të ketë. Basha garantoi gjithashtu se nuk do të ketë trajtim preferencial për politikanët. Ata që bëjnë pakt për blerjen e votës, i pret burgu, sipas Bashës.

Kryetari i PD-së shtoi se nuk ka për të pasur zgjidhje politike pa ndëshkimin e krimit politik.

Tre janë shtyllat ku do të fokusohet PD; Pastrimi i politikës nga krimi; 2) dekriminalizimi i zgjedhjeve; 3) platforma kundër korrupsionit dhe oligarkisë.

Në fund te fjalës së tij, Basha lëshoi një mesazh politik; PD-ja do të vijë në pushtet me votë por nëse rrugët e arsyet vazhdojnë të bllokuara atëherë popullit i lind dhe i mbetet e drejta për të marrë fatin në duart e tij, për ta larguar, rrëzuar dhe shporrur me të gjitha mjetet dhe mënyrat një qeveri që nuk u shërben atyre

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas