Kryesore

Paralajmërim për Veliajn e PS-në? Tahiri: Po palloni oligarkët me tendera

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë mandatin e tij të deputetit. Në një konferencë për mediat nuk kanë munguar akuzat ndaj të gjithë politikanëve në të gjithë vendin.

Tahiri u shpreh: “Unë jam shumë i vogël për të penguar drejtësinë, oligarkë që i palluan në tendera, fonde për shkolla dhe rrugë nga disa herë, e kanë përdhunuar këtë vend cep e me cep.



Hetimin e gjyqtarëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që na duartrokisnin mbi kokë, tani bëjnë edhe Vetingun e policëve të shkretë, që ç’nuk kanë hequr nga kjo politikë.

Pse se filluan nga vetja vetingun, deputetët, ministrat, zëvendësministrat. Këta fillojnë edhe bëjnë gara se kush do të kapë peshqit e mëdhenj, del ministri dhe numëron bandat në televizor. Në Itali ka më shumë kriminelë”.

Por Tahiri kishte edhe një mesazh për socialistët.

“Fuqia ime është vetëm e vërteta ime e nuk do rresht t’i shkoj deri në fund.

Është familja ime dhe miqtë e mi, të cilëve u kërkoj ndjesë për çdo minut shqetësim që kanë marrë prej meje dhe punës sime.

Si dhe ata mijëra shqiptarë që më besojnë ende e që nuk kam fjalë mjaftueshëm t’i falenderoj për çdo fije mbështetje që më kanë dhënë e që më japin ende, qoftë edhe me një mesazh.

Unë nuk jam nga ata që fshihem, e jo më të tretem pas parlamentit, mandatit, imunitetit e aq më pak të përfitoj nga këto.

Dhe e kam të qartë që sot; kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është vetëm ndeshja ime e parë. E do vazhdoj prapë e prapë, deri në fund,” tha Tahiri.

Prej kohësh është folur për një rivalitet të Tahirit me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

A është ky një kërcënim për votimet në Tiranë, se Tahiri do ndikojë tek mbështetja për Veliajn apo një paralajmërim se Tahiri do e vazhdojë vetë rrugën politike?

Ende nuk dihet.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas