Kryesore

Paradoksi socialist në krahasimet me PD-në: Ndryshe për taksat dhe Rrugën e Kombit, ndryshe për Bulevardin e ri

Qeverisja socialiste e ka nisur mandatin e dytë me shumë vështirësi, çka ka bërë që ata të kthejnë shpesh sytë pas e të krahasohen me ish-qeverinë e Partisë Demokratike.

Interesant është fakti se sa herë përballen me probleme, socialistët preferojnë të thonë se po ndjekin atë që do kishin bërë demokratët.



Kështu thanë kur u bë protesta në Rrugën e Kombit, kur deklaruan se vendosja e tarifës ishte një projekt i demokratëve.

Po kështu deklaruan edhe kur biznesi i vogël u ngrit në protesta për përfshirjen në skemën e TVSH-së.

Për ironi, një ditë më parë, kur u përurua sërish për të disatën herë një pjesë e Bulevardit të Ri, ata e sulmuan ashpër kundërshtarin.

Pse të mos i njihnin atij meritat për nisjen e këtij projekti dhe të pranonin se ai u bllokua për shumë kohë pa asnjë arsye të fortë?

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas