Kryesore

Paradë ushtarake për 70 vjetorin






               Publikuar në : 14:41 - 29/11/14 |
mapo.al

parada e clirimit (36)Shqipëria edhe në këtë 70 vjetor të çlirimit e ka pasur një paradë ushtarake.


Në fakt ka qenë më shumë një ceremoni se sa një paradë ajo e organizuar në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ku kanë qenë të ftuar dhe veteranë dhe pasardhës të tyre.

Ministrja Kodheli, tha se Shqipëria ishte i vetmi vend që fitoi lirinë pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe ruse.

Presidenti Nishani, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, çeli paradën ushtarake me rastin e festimeve të 70-vjetorit të çlirimit.

Shqipëria u rradhit mes fitimtarëve dhe ishte i vetmi vend që nuk u çlirua me ndihmën e Ushtrisë së Kuqe, tha Kodheli gjatë fjalës së saj.

Ndërkaq, parada është zhvilluar para podiumit ku edhe ishin vendosur krerët e shtetit dhe të ftuar të rëndësishëm.

Helikopterët modernë Kugar dhe skuadra speciale e ushtrisë gjatë ceremonisë zhvilluan demonstrime të ndryshme.



CLOSE
CLOSE
Pas