Kryesore, Mapo Format

Para dhe Pasuri/ Alda Bardhyli: Duhet parë edhe libri si biznes

Eftuar në emisionin” Para dhe Pasuri” në televizionin Ora News, Alda Bardhyli foli gjatë për problematikat që përballet libri në Shqipëri, dhe nismat që duhet të ndërrmeren për nxitjen në blerje dhe lexim të tij.

“Libri duhet parë si një biznes, si pjesë e tregut”, u shpreh ajo.



Gjëndja e tanishme e libit mund të ndikohet nga shumë faktorë. Ndoshta është çmimi, përmbajtja, politikat të cilat nuk janë orientuese dhe nxitëse ndaj librit. Lidhur me këtë, Alba Bardhyli u shpreh se shteti duhet të bëjë më tepër politika orientuese dhe nxitëse ndaj librit.

“Nuk ka majftueshëm çmime që ndahen nga ana e shtetit, edhe politikat nuk janë aq shumë nxitëse”, u shpreh ajo.

Edhe pse Ministria e Kulturës, ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të nxitur lexuesin, siç është së fundi fushata e leximit me në qendër lexuesin e vogël, Bardhyli u shpreh se “qeveria duhet të subvensionojë më shumë që të përçohet kultura”.

Ndërsa interesi I librit vjen duke u ulur, gjithashtu nuk ka pasur as shtim të shtëpive botuese. Nga viti në vit shtëpitë botuese kanë ardhur duke u zvogëluar, pasi nuk shihen si biznes inkurajues.

Duke u bazuar edhe te tirazhi i kopjeve, në shifra mesatare janë 300-400 kopje për libër. Kjo shifër, duke u bazuar edhe tek numri I popullsisë tonë, është mjaft e ulët.

E pyetur nëse çmimi I librit është një ndër faktorët që ka rënë blerja e libirt, Bardhyli u shpreh se kostot e librit janë më të ultat e mundura, duke pasur parasysh edhe nivelin ekonomik shqiptarë.

“Kosto e librit nuk është arsye, pasi është më e ulta që mund të vihet për libër”, u shpreh ajo.

Ditën e djeshme u hap Panairi I Librit 2018, me një numër të madh të shtëpive botuese shqiptare dhe mungesë e atyre të huaja.

Përsa I përket këtij fakti, Alda Bardhylit tha se: “ Panairet në Shqipëri shikohen si mundësi shitje dhe jo komunikimi.”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se autorët shqiptarë janë më pak të lexuarit.

Duke u nisur nga shifrat, Panairi I Librit të vitit të kaluar ka patur një numër të ulët shitjesh. Lidhur me këtë, jashtë shtetit ka agjent letrarë të cilët japin strategji të gatshme sesi të veprohet në tregun e librit.

Në vendin tonë mungon kjo gjë. Shprehja se “libri I mirë arrin vet te lexuesi”, tashmë ka dalë prej kohe nga funksioni

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas