Bota

Paparashikueshmëria e Trumpit trondit edhe Rusinë, Peskov: Shqetësim global!

Paparashikueshmëria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën drejtimin e Donald Trumpit, po shkakton një shqetësim të madh global dhe ky është një vlerësim i Kremlinit.

“Fakti që Amerika është bërë e paparashikueshme kohët e fundit, nuk është sekret për askënd. Një paparashikueshmëri e tillë, nga vendi më i madh, nga ekonomia më e fuqishme e botës, është subjekt i një shqetësimi të thellë global”,- tha Dimitry Peskov, zëdhënës i Kremlinit.



Komentet e zëdhënësit të Kremlinit vijnë dy javë para një takimi ballë për ballë mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit në Samitin e G20-s në Argjentinë. Marrëdhëniet mes dy vendeve janë në nivele të reja të ulëta, me zyrtarët amerikanë që planifikojnë një seri sanksionesh të reja mbi Moskën, si reagim ndaj helmimit të ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britaninë e Madhe.

“Ne nuk i njohim këto kufizime të njëanshme dhe i konsiderojmë të paligjshme. Ato, padiskutim do të komplikojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”,- tha Peskov.

Udhëheqësit botërorë po takohen aktualisht në Singapor, ku po mbahet takimi i përvitshëm i Shoqatës së Vendeve të Azisë Juglindore. Trump nuk ndodhet në takim, por ka dërguar zëvendëspresidentin Mike Pence.

Peskov tha se, asnjë takim i veçantë nuk është planifikuar mes Putinit dhe Pence, por ai shtoi se sidoqoftë, takimi mes Trumpit dhe Putinit në Buenos Aires do të jetë i shpejtë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas