KMR, Te Vecanta

Papa Françesku: Ata që shkojnë me prostituta janë kriminelë

Papa Françesku ka kërkuar falje në emër të gjithë atyre të krishterëve të cilët paguajnë femrat në këmbim të seksit. Ai ka thënë se burrat të cilët frekuentojnë prostitutat janë kriminalë dhe të sëmurë mendërisht nëse mendojnë se gratë ekzistojnë për t’u shfrytëzuar.

“Kjo nuk është të bësh dashuri. Është të torturosh një femër. Le të mos i ngatërrojmë termat”, tha Ati i Shenjtë.



Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Papa i bëri komentet gjatë një sesioni intim, katër orësh, me 300 të rinj të ftuar nga Vatikani në Romë.

Qëllimi i seancës ishte të ndihmonte udhëheqësit e kishës të mësonin rreth qëndrimeve të të rinjve ndaj Kishës Katolike.

Papa Françesku, i cili ka bërë shumë në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe skllevërve seksualë, u kërkoi të rinjve që ta marrin seriozisht luftën kundër trafikimit dhe prostitucionit të detyruar

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas