Kryesore, Sport

Panuçi: Shqipëria një përvojë shumë e bukur, vë bast për Realin në finale

Kristian Panuçi, trajneri i Shqipërisë, ka folur për “Sky Sport” gjatë një vizite në Trigoria, ku ka vizituar ish-skuadrën e tij, Romën. Ai ka folur për këtë skuadër dhe Italinë, por edhe për aventurën e tij në Shqipëri:

 “Kam raporte shumë të mira me Romën dhe këtë herë pranova ftesën e trajnerit Di Françesko. Shqipëria? Një eksperiencë shumë e bukur dhe jam i lumtur. Ka asnjë grup pune shumë të mirë dhe serioz.Roma? ka bërë një sezon shumë të mirë. Të punosh pas Spaletit është e vështirë, por Di Françesko arriti ta përmirësojë skuadrën. Ka bërë një punë të madhe dhe më vjen mirë, sepse është një person serioz. Juventusi? Përtej episodeve, është ekipi më i fortë, por të tjerat janë afruar.



Championsi? Reali i Madridit është favorit, por Liverpuli të godet, nëse i lë hapësirë. Por do të vija bast për Realin. Mançini? Ka përvojë shumë të madhe në botën e futbollit, e njeh kampionatin italian dhe është një trajner shumë praktik. Për mua, është trajneri i duhur për Italinë që ajo të nisë një cikël të ri. Roma-Juve do të jetë një ndeshje shumë e fortë, ku Juventusi do të përpiqet të mbyllë llogaritë”, – ka thënë trajneri i kuqezinjve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas