Kryesore, Sport

Panuçi paditi ish-presidentin se e quajti sharlatan, reagon Nishani: Ja çfarë do të bëj

Një pjesë e mirë e futbollistëve të Kombëtares shqiptare që drejton sot Panuçi kanë firmën e Bujar Nishanit në dekretin për pajisjen me pasaportë. Por, kjo nuk ka ndodhur vetëm në kombëtaren e madhe, por edhe në ato të moshave.

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë ka qenë gjithnjë i gatshëm, që jo vetëm të ishte pranë Kombëtares, por edhe të evitonte çdolloj zvarritje burokratike. Përtej kësaj, ai nuk e ka fshehur asnjëherë se është tifoz i thekur i kuqezinjve.



REAGIMI I NISHANIT

Gazeta “Panorama Sport” kontaktoi dje me ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishanin. Ai dha një përgjigje formale, por me mesazh të qartë për Panuçin:

“Nuk e kam lexuar padinë dhe nuk më thotë gjë njoftimi që është publikuar në media.Megjithatë, unë do ta ndjek padinë dhe procesin gjyqësor”, deklaroi ish-kreu i shtetit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas