Sport

Panuçi në Belgjikë, Guri dhe Abazaj në fokusin e trajnerit të kombëtares kuqezi

Kristian Panuçi ka udhëtuar drejt Belgjikës për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Anderlehtit dhe Ostende, skuadra ku aktivizohen dy sulmuesit shqiptar, Kristal Abazaj dhe Sindrit Guri.

Abazaj nuk është në fushë për Anderlehtin dhe ndeshjen po e ndjek nga tribuna, ndërsa Guri e ka nisur si titullar takimin kundër gjigantëve të Anderleht.



Aktualisht, është mbyllur pjesa e parë me rezultatin e bardhe 0-0 mes dy skuadrave belge, por para startit të takimit, Abazaj ka psotuar një foto në shoqërinë e tekniku Panuçi, me mbishkrimin “Me misterin”.

Abazaj dhe Guri shihen tashmë si pjesë e kombëtares, për shkak të dëmtimit të Armando Sadiku dhe mos aktivizimin e Balajt me skuadrën e tij. Panuçi ka filluar të projektojë skuadrën që do të luajë në shtator në Ligën e Kombeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas