Sport

Panuçi mbërrin në Shqipëri, surprizon për të ardhmen e Gurit dhe të Abazajn

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi ka mbërritur në Shqipëri dhe menjëherë ka shkuar në Federatën Shqiptare të Futbollit, ku ka vendosur për axhendën.

Në një prononcim për “RTSH”, Panuçi është shprehur se do të shohë nga afër Gurin, ndërkohë që tregon dhe arsyen se pse ka zgjedhur Kasetin si ndihmës të tij.



“Kam ardhur në FSHF për të bërë një program për dy ndeshjet e radhës dhe për grumbullimin që do bëj për ndeshjet miqësore që kemi në  fundin e muajit maj.

Guri po bën një punë të mirë dhe është normale që po e monitorojmë. Kur të zbardhet lista do shohim nëse do të jetë i grumbulluar apo jo.

Jam i kënaqur për punën që po bëhet për organizimin e dy ndeshjeve miqësore edhe pse njëra ende nuk është zyrtare. Janë dy ndeshje ku do të shoh për formacionin që do përdor në ndeshjet zyrtare të Ligës së Kombeve.

Jam i kënaqur me kalimin e Abazaj te Anderlehti pasi do të thotë se ka bërë një punë të mirë dhe eksperienca e tij europiane do të jetë diçka e mirë për Kombëtaren.

Kam zgjedhur Marko Kasetin si zëvendës trajner sepse ka luajtur me mua e ka 250 ndeshje në Seria A dhe do ta ndihmojë skuadrën tonë me eksperiencën e tij”, u shpreh Panuçi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas