Kryesore, Sport

Panuçi: Është një ndeshje e vështirë, por do t’i japim goditjen e fundit një kundërshtari të plagosur

Trajneri i Shqipërisë, Kristian Panuçi ka premtuar ndryshuime në formacion për takimin e nesërm kundër Skocisë. Gjithashtu, tekniku italian foli edhe për situatën e skuadrës.

Formacioni i mundshëm: Mendime i kam bërë këto ditë pasi është një ndeshje çdo tre ditë duhet ndryshuar, do të ndryshoj diçka, shpresoj të bëj zgjedhjet e duhura që të shtyjnë të bëj një ndeshje serioze, të rëndësishme. Ndaj do të bëjmë ndryshime nesër.



Për Agollin: Agolli është kapiten se është ai me më shumë prani në komb, pastaj shohim nesër nëse luan apo jo. Por është mirë, është një lojtar i rëndësishëm, është stërvitur mirë këto ditë.

Objektivi kundër Skocisë: Kemi ardhur për të kërkuar të marrim më të mirën, të fitojmë ndeshjen. I dimë meritat dhe defektet tona. Por nw këto momente duhet të vijmë këtu dhe të provojmë gjithçka. E dimë që përballemi me një ekip të plagosur, pasi është mundur 4-0.

Do luajmë në një ambient të vështirë, pasi stadiumi është i zjarrtë. Or gjithsesi do ta provojmë, sido që të jetë të fitojmë ndeshjen. E rëndësishme është që kemi rikuperuar pas ndeshjes me Izraelin.

Skocia ekip me kualitet: Të shohim, ne provojmë të fitojmë, edhe pse Skocia është një ekip me cilësi dhe është e drejtë ta provojmë të fitojmë. Shumë respekt për Skocinë, se është ekip me kualitet. Por të shohim pas ndeshjes, atëherë mund të them nëse jam i lumtur, i kënaqur apo jo me rezultatin, nëse mund ta fitonim apo barazonim. Por është e drejta që me djemtë të provojmë të fitojmë,.

Goli kundër Skocisë: Ajo ka qenë një nga netët më të bukura të karrierës time, por tani është histori tjetër, ishte një nga momentet më të lumtura të jetës. Jam trajner i Shqipërisë dhe nuk e di nëse Skocia ka ecur para apo jo. Të luash kundër Skocisë nuk është e lehtë, sidomos pas humbjes 4-0. Do gjejmë në skuadër të plagosur dhe krenaria e skocezëve duhet respektuar.

Optimizmi i skuadrës: Nuk vijnë në këtë ndeshje me shumë besim, por pas 4-0 një futbollist mundohet të reagojë, kërkon krenarinë për të bërë paraqitje të mirë. Fanella e kombëtares është e rëndë. I trembem krenarisë skoceze, pasi do të dëshirojnë të reagojnë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të mundohemi të shfrytëzojmë faktin që janë të plagosur dhe do të mundohemi të godasim.

Skocia ndryshe nga Izraeli: Ne duhet të luajmë futboll. Ata luajnë ndryshe nga Izraeli, sepse Skocia me topin e gjatë është e fortë. DO të jetë një ndeshje krejtësisht ndryshe, Ne ndryshojmë diçka pasi 2 ndeshje në 3 ditë, janë shumë, pastaj ndryshoje dhe në bazë të kundërshtarit. Është një ide që kam që shpresoj ët shkojë mirë. Por nëse bëjmë ato gabime si në pjesën e parë ndaj Izraelit, që ndodhin, këtu do i paguajmë shtrenjtë. Duhet të ketë cilësi ndryshe loje, pasime më të shpejta. Kjo pasi Zahavi mund të bënte gol në atë ndeshje. Ndaj duhet të ngremë përqendrimin, nëse duam të jemi kompetitivë.

Veseli dhe Gjimshiti: Veseli ka bërë një ndeshje të mirë, Gjimshiti ka bërë një gabim teknik, ndodh. Ishin gabime teknike, jo se i iku lojtari, nuk bën budallallëqe. Ndaj më kanë bindur të dy.

Lufta në ajër e Skocisë: Ne do të mbrohemi kur të krijohen mundësitë e tyre, ta bëjmë mirë. Skocia sulmon, shënon edhe në kundërsulm, duhet të jemi të ekuilibruar në të gjitha situatat me ta.

Grumbullimi i Kaçes: Kemi pasur një problem muskulor me Lilën, pashë situatën e dëmtimit të tij. Pashë të gjithë lojtarët në qarkullim dhe zgjodha Kaçen që do të jetë në pankinë, ka pasur probleme edhe ai, Ka luajtur vetëm 50% të ndeshjeve me ekipin e vjen pas dëmtimit. Do ta mbaj në pankinë dhe nëse më duhet të pjesën e dytë, e aktivizoj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas