Kryesore, Mapo Format, Universitet

‘Panorama’- gazeta më e madhe në vend i jep jehonë ‘UET i dekadës së dytë’

Pas Fakultetit të Shkencave Sociale, Fakultetit të Drejtësisë dhe Ekonomisë, Universiteti Europian i Tiranës do ketë edhe dy fakultete të reja: Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike dhe Fakultetin e Inxhinierisë, Informatikës dhe Arkitekturës.

Kështu raporton gazeta më e madhe në vend, Panorama. Salla ku u bë promovimi dje është e njëjta, por UET nuk është më ai i vitit 2006, kur katër liberalët dhe themeluesit, Henri Çili, Ermal Hasimja, Adri Nurellari dhe Blendi Kajsiu, nisën rrugëtimin me hapjen e një universiteti privat. Skepticizmi zinte vend te gjithkush asokohe, pavarësisht koperturës në raste të tilla, ku të uronin sukses. Dymbëdhjetë vjet më pas, Universiteti Europian i Tiranës zgjodhi të bëjë publik zyrtarizimin e shtimit me tri universitete të tjera dha lajmi u dha në të njëjtën sallë kur nisi rrugëtimin e saj.



“Ndihem sot i emocionuar nga prezenca e kaq shumë profesorëve senjorë të klasës, ose korporatës akademike shqiptare të krijuar në vite, sidomos në fushat e reja, në të cilat ne po hapemi, inxhinieritë, mjekësitë, artet dhe gjithë elementët e tjerë. Dua ta nis pikërisht këtu, me idenë se si, si universitet jemi përpjekur që përvojën e krijuar së brendshmi dhe në mjedisin akademik shqiptar ta shfrytëzojmë më së miri.

Prandaj, kjo ardhje ose kjo dekadë e dytë e UET në këtë format më polivalent më bën të besoj se aventura që nisëm 12 vjet më parë në këtë sallë, nuk do të jetë më me termat e aventurës për dekadën e dytë, por ofron një garanci shumë të fortë, për prindërit, për studentët, për aktorët shoqërorë”, tha Henri Çili, themelues i UET.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas