Kronika

Panik në Vlorë, të shtëna pranë një prej zonave më të frekuentuara nga pushuesit




               Publikuar në : 22:24 - 06/08/18 |
mapo.al

Të shtëna me armë janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin bregdetar të Vlorës, duke shqetësuar banorët e lagjes “Pavarësia 3”, por që fatmirësisht rezulton pa shkaktuar të plagosur.


Paraprakisht thuhet se autori i të shtënave është shtetasi me iniciale L. B.

Reagimi në kohë i efektivëve të policisë së Rendit ka bërë që autorët të identifikohen, ndërkohë që po punohet për kapjen e tyre.

Në vendngjarje kanë shkuar forca policie dhe një grup hetimor, i cili po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Arsyet e të shtënave nuk dihen, por policia ka gjetur në vendngjarje disa gëzhoja.


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas