Kronika, Kryesore

Panik në Greqi, qëlluan kundër patrullës së policisë, pranga për dy grekë e dy shqiptarë

Dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë janë vënë në pranga, paraditen e të enjtes, pas një operacioni të gjerë të forcave të rendit.

Ata akuzohen se mbrëmjen e të mërkurës qëlluan me armë kundër një patrulle të policisë në zonën turistike Laganas, në ishullin e Zakynthos.



Sipas mediave lokale ngjarja ndodhi para një hoteli dhe ndërsa rrugëve gjendeshin njerëz të shumtë.

Patrulla u nis të kontrollonte automjetin në të cilin ndodheshin katër persona, por sapo policët u afruan, kundër tyre u hap zjarr ndërsa të katër ata mundën të ikin.

Për fat të mirë, nuk pati të lënduar.

Policia sekuestroi në vendngjarje një pistoletë të kalibrit 9 mm.

Forcat e rendit nisën një operacion në shkallë të gjerë dhe ata të katër u kapën në orët e paradites, në qytezën e Kilinit, në pjesën kontinentale të vendit, pasi kishin mundur të largoheshin nga ishulli.

Policia ka shpallur në kërkim dhe një tjetër shtetas grek, që i përket të njëjtit grup.

Sipas medias lokale, që të pestë ata janë bosa të krimit të organizuar dhe aktiviteti i tyre shtrihet jo vetëm në ishull, por dhe në pjesë të tjera të Greqisë.

Lagana është një nga zonat më të frekuentueshme në Greqi nga turistët e huaj.

Dyshohet se aktiviteti i të pestëve lidhet me trafik droge, prostitucioni, shpëlarje parash të pista dhe gjobëvënie ndaj bizneseve të ishullit.

Pritet që policia geke të bëjë njoftime më të detajuara, ndoshta më vonë gjatë ditës.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas