Aktualitet

Panik në gjykatën greke, kush është shqiptari që mori peng 13 persona dhe tentoi të vriste hasmin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje në një sallë gjyqësore në zonën Gjithio të Greqisë. Në seancë gjykohej padia e familjes se greke, shefe kuzhinë e mirënjohur nga televizionet greke, Maria Panagaku, për intrige, keqpërdorim të emrit dhe mashtrim.

Dëshmitari shqiptar Dritan Mullahu, ka nxjerrë papritur një pistoletë me 3 fishekë dhe e ka vendosur në kokën e djalit të Panagaku duke e kërcënuar me vdekje. Një police grua e re, nëne e një fëmijë 5-vjeçar, nxori armën për ta ndaluar, të cilën shqiptari tentoi të vriste.



Të shokuar dëshmitarët pohojnë se vrasja u shmang pasi edhe pse shkrepi, arma nuk shtiu. Policja ka hedhur poshtë armen e saj për të qetësuar gjakrat, por kjo nuk mjaftoi pasi shqiptari mori peng të 13 të pranishmit. Episodi mori fund me ndërhyrjen e policisë.

Dritan Mullahu, i liruar pak kohë më parë nga burgu ku kryente dënimin për rrëmbim të miturish dhe trafik emigrantesh të paligjshëm, kishte shprehur hapur urrejtjen ndaj familjes greke Panagaku, të cilët i akuzonte për divorcin me gruan.

Bashkëshortja shqiptare e 41-vjeçarit ka gjetur punë e strehë në shtëpinë e Panagakut, pasi dhunohej vazhdimisht nga Mullahu. 41-vjeçari u arrestua me akuzën e tentativës së vrasjes me paramendim, vjedhje, shkeljen e ligjit të armeve dhe të ndërprerjes së procesit gjyqësor në seancë./balkanweb/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas