Aktualitet

Panik në Gjermani, policia qëllon me armë zjarri një person në Katedralen e Berlinit






               Publikuar në : 19:41 - 03/06/18 |
mapo.al

Policia në Gjermani ka qëlluar me armë zjarri një person në katedralen e Berlinit.


Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa janë ende të paqarta rrethanat.

Departamenti i policisë së Berlinit konfirmoi në një postim në Twitter se një oficer  kishte hapur zjarri ndaj një personi, duke shtuar se i dyshuari ishte qëlluar në këmbë.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë forca të shumta policie që kanë rrethuar katedralen, e cila është një nga atraksionet kryesore turistike të kryeqytetit gjerman.

Disa media gjermane njoftuan se të paktën dy persona, duke përfshirë një oficer policie, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri.


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas