Kryesore, Mapo Letrare

Panairi: Mimoza Ahmeti dhe e bija prezantohen bashkë nën logon e MapoEdition

Një histori dashurie mes dy burrave.

Kjo është fabula në librin e parë të Eir Plasarit të quajtur “Bërthama” që vjen për lexuesin nën logon e Mapo Edition.



Vajza e dy personazheve të njohur në letrat shqipe poetes Mimoza Ahmeti dhe studiuesit Aurel Plasari, Eir vjen me një individualitet të sajin premtues në prozën bashkëkohore shqipe. Në këtë panair libri i saj do të jetë krah romanin më të ri të Mimoza Ahmetit “Tutori” që erdhi në stendën e UET PRESS.

Botimi i Plasarit vjen në kuadër të iniciativës që UET PRESS dhe Instituti Europian Pashko ka për të mbështetur letërsinë e re shqipe.

“Në një farë mënyre Bërthama e Eir Plasarit është një vepër iniciuese për letrat shqipe dhe paradoksi është që këtë gjë mund ta bënte vetëm një rishtare e jo ndonjë penë e sprovuar, siç jemi mësuar t’i thërrasim në mënyrë skematike dinozaurët e letrave, pavarësisht nga mosha dhe epoka së cilës i përkasin (të më falin kolegët e mi, por kjo është optika dhe imazhi që përfton mbasi ke lexuar diçka si kjo prozë që po mbaj në duar). Proza e saj nuk është thjesht e vetëm një histori dashurie gay mes dy të rinjsh që mund të jetojnë në Tiranë, por në të njëjtën kohë mund të jetonin edhe në Tokio, Romë e një zot e di se ku tjetër (çka sjell një risi në përmbajtje), pra, midis Jurgenit dhe Piterit (vini re emrat e dy karaktereve kryesorë, të cilët s’kanë asgjë lokale, ashtu si dhe pjesa tjetër e mjedisit ku jetojnë), e cila vjen e shndërrohet në një dashuri heteroseksuale për Jurgenin me një frazë që për nga eleganca do t’i kish hije çdo pene të stërholluar: “Ndihej i dobët dhe ndoshta për këtë arsye kish filluar ta tërhiqte seksi i dobët – i cili vetëm pjesërisht mund të quhej i tillë”. I shkruar nga një 20-vjeçare, romani i autores Eir Plasari ka tërhequr vëmendjen e mendimit kritik jo vetëm me ngjarjen, por sidomos me idetë e tij. Përtej detajeve, teksti i tij lexohet si një thirrje për të çarë izolimin e individit bashkëkohor, për çfarë edhe u vlerësua me Çmimin Migjeni, që u dha për herë të parë më 2010 për autorët e rinj, ndër Çmimet Kombëtare për Letërsinë”, shkruan në parathënien e librit Virgjil Muçi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas