Rajoni

Panairi “Blej Shqip” në Prishtinë

blej shqipMe rastin e festës së Pavarësisë, në qendër të Prishtinës është duke u mbajtur panairi mbarëshqiptar “Blej Shqip”, panair ky i organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Shqipërisë, në kuadër të shënimit të festës së 28 nëntorit, 102 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se motoja e kësaj iniciative është “Blej Shqip” ndërsa theksoi se koncepti është që të blejmë produkte dhe prodhime shqiptare si një rrugë drejt fuqizimit ekonomik të kombit tonë.



Ai tha se nga diskutimet që ka pasur me ministrin shqiptar të Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, si dhe me Ambasadorin Minxhozi, është kuptuar se shkëmbimet tregtare të cilat i ka Kosova me Shqipërinë me të vërtetë janë minimale në krahasim me atë se cili është potenciali i shqiptarëve që të prodhojnë, të bëjnë shkëmbime ndërmjet veti dhe t’i zëvendësojmë një shumë të madhe parash të importeve të cilat i ka edhe Kosova dhe Shqipëria. E gjithë kjo, sipas tij, me qëllimin e fuqizimit ekonomik të kombit shqiptar dhe krijimin e vendeve të reja të punës që do të sillnin një zhvillim të mirëfilltë ekonomik.

“Dëgjuam se muajve të fundit janë paraqitur disa probleme të vogla, siç janë tarifat kufitare, probleme të cilat i kanë prodhuesit, e sot e dëgjova edhe zotimin e Ministrit Ahmetaj dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë që me të vërtetë këto pengesa do të mënjanohen plotësisht dhe do të kemi një integrim të plotësuar të tregut, i cili do të na mundësonte të shesim dhe të blejmë pa tarifa fare, brenda hapësirave të kombit shqiptar. Shpresojmë që të ndodhë sa më shpejtë. Ne si Komunë do ta bëjmë presionin patjetër, por shpresojmë se edhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë që me institucionet e reja të fillojnë sa më shpejtë me këto procedura në mënyrë që mos të ketë pengesa të tilla”, tha Ahmeti, shkruan Koha.net.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas