Shëndeti

Pamjet shokuese: Kur ju lëpin qeni, mund të përfundoni edhe pa gjymtyrë nga infeksioni

Gjithmonë është një kënaqësi kur të lëpin kafsha jote shtëpiake.

Por jo gjithmonë gjërat shkojnë mirë.



Një amerikan përfundoi pa gjymtyrë pasi mori një infeksion të rëndë nga qeni i tij.

Greg Manteufel përfundoi në spital, pasi fillimisht kishte simptima si të gripit.

Pasi e lëpiu qeni i tij, Ellie, ai nisi të kishte ethe, temperaturë, diarre dhe të vjella.

Por gjërat u përkëqësuan shumë dhe mjekët u detyruan që t’ia presin këmbët dhe krahët.

Kjo për shkak se 48-vjeçari rrezikonte jetën nga infeksioni vdekjeprurës.

Mjekët thanë se patogjeni bakterial quhet capnacytophaga canimorsus dhe gjendet në pështymën e qenve dhe të maceve.

Por edhe pse qentë e macet janë të shëndetshëm, infeksioni mund të shpërndahet tek njerëzit me probleme imunitare.

Tashmë mjekët duhet t’i bëjnë Greg-ut edhe një operacion plastik në hundë, pasi infeksioni kishte mbërritur edhe aty.

<
>
1 2 3 4
PasPara

1 koment

  1. Ai/ajo që do qentë dhe macet , nuk i do njerëzit ose i do sa për të shprehur hipokrizinë. Qeni dhe macja, sipas tyre, zëvendsojnë fëmijët, gruan, burrin etj. Nëse kjo lloj sëmundje është e vërtetë, uroj që kjo dhe sëmundje të tjera edhe më të rrezikshme t’u ngjiten të gjithë atyre që këto kafshë i kanë bërë pjesëtarë të familjeve të tyre. Kur shohim njerëz me qen për dore, pa mbrojtje në gojë dhe që janë të rrezikshëm për këdo, uroj t’u ndodh siç i ndodhi njërit, që e vrau qeni i vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas