Dikur, Kryesore

Pamjet satelitore të Pallatit të Mbretit në Durrës dhe gjurmët e tij në ditët tona

Kastriot Dervishi, ish-drejtor i Arkivit të Ministrisë së Brendshme ka publikuar disa foto nga godina e Pallatit të Mbretit në Durrës. Dervishi sqaron se fotografitë satelitore tregojnë pozicionimin e pallatit në vitin 1926 si dhe gjurmën e tij në ditët tona, ku do ndërtohet Veliera në Durrës.

 



Postimi i plotë:

Në Shqipëri ka një mungesë të theksuar të përcaktimit të vendeve dhe objekteve historike. Mund të gjesh lloj-lloj pllakash me yje të kuq sipër për ndonjë shaptilograf të vjedhur, por kurrsesi informacione në lidhje me institucionet e mëparshme të shtetit. Mbreti i parë i Shqipërisë pas njohjes së shtetit nga fuqitë e mëdha ka qenë Ëiedi. Pallati ku ai u vendos (fotoja kryesore) u rrënua pas bombardimit në fund të vitit 1918. Pallati qëndroi disa vjet në atë gjendje derisa sa u shemb në fund të viteve ’20. Themelet e dala së fundi në vendin ku do ndërtohet veliera në Durrës janë ato të pallatit të kryetarit të parë të shtetit shqiptar. Fotografitë satelitore tregojnë pozicionimin e pallatit në vitin 1926 si dhe gjurmën e tij në ditët tona.

 

30716354_1637829842931511_7486295900084502528_n 30716354_1637829842931511_7486295900084502528_n (2) 30716354_1637829842931511_7486295900084502528_n (1)
<
>
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *