Politika

Paloka: Balla pranoi miqësinë me trafikantin. Dorëheqje e menjëhershme

Partia Demokratike kërkoi sot dorëheqjen e Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe kreu të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Nënkryetari i PD, Edi Paloka tha se pasi Taulant Balla pranoi se kishte miqësi familjare me Edmond Begon, personin e dënuar në Itali me 21 vite burg për trafik droge, çdo politikan normal do të kishte dhënë dorëheqjen.

Paloka u shpreh se gjyqtarët dhe policët po largohen nga detyra për shkak të kontakteve me njerëz të inkriminuar, ndërsa Taulant Balla e pranon vetë se ka mik familje ish-anëtarin e Bandës së Lushnje.



“Tre ditë pas arrestimit të trafikantit, Balla pranoi se ka miqësi familjare me anëtarin e Bandës së Lushjes. Në çdo vend, pranimi i miqësisë me një trafikant do të pasonte me dorëheqjen. Por në Shqipëri kjo funksionon për policët dhe gjyqtarët, por jo për Taulant Ballën”,- tha Edi Paloka.

Duke ju referuar deklaratës së sotme të Tualant Ballës se i arrestuari Edmond Bego e ka kryer dënimin e gjykatës italiane në Shqipëri, Paloka tha se numri dy i PS duhet të sqarojë dhe problemet e tjera ligjore.

Paloka tha sa se Balla duhet të sqarojë se përse ndaj Beoges nuk është zbatuar ligji anti-mafia që i sekuestron pasuritë e vendosura nga krimi.

Nga ana tjetër ai shtoi se si ka mundësi që një person i dënuar me 21 vite burg në Itali, brenda pak vitesh arrin të bëhet biznesmen i suksesshëm në Shqipëri.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas