Aktualitet

Pallatit i del pronari, nxjerr me forcë banorët

Rubik-Banorët e një pallati në afërsi të Uzinës së Bakrit në Rubik janë nxjerrë me forcë nga shtëpia nga një banor i këtij qyteti, i cili pretendon se pallati është privatizuar nga ana e tij. Banorët i janë drejtuar gjykatës me një padi dhe presin vendimin e saj. Ata thonë se janë nxjerrë forcërisht nga apartamentet nga ana e Anton Çupit, i cili para një muaji ka vënë edhe roje me armë te pallati, ndërsa dje ka hyrë me forcë në apartamentet e banorëve duke i nxjerrë ata forcërisht nga shtëpia. Sipas Nikoll Gjerçit, banor i kësaj godine, ka qenë ora tetë e mëngjesit kur Anton Çupi i shoqëruar me disa persona të tjerë, ka ardhur duke thyer dyert e shtëpive dhe duke hyrë brenda, prej nga ka nxjerrë materialet që kishin ata në shtëpi. Banorët pretendojnë se ata jetojnë në këtë godinë që prej vitit 1986 dhe janë në proces privatizimi, ndërkohë që Çupi thotë se është pronar i truallit dhe se e ka privatizuar godinën.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas