Ekonomi

Paketa e solidaritetit, ja sa do të përfitojnë pensionistët në fund të vitit  




               Publikuar në : 11:11 - 04/09/18 |
mapo.al

Gjatë shqyrtimit të aktit normativ për buxhetin e 2018 në komisionin e Ekonomisë, Ministri për Financat dhe Ekonominë Arben Ahmetaj deklaroi se pensionistet në fund të vitit do të marrin shpërblim 5 mijë lekë.


Ahmetaj tha se kjo është pjesë e paketës së solidaritetit.

“Në mënyrën se si e afrojmë paketën e solidaritetit nuk ka asnjë lidhje me vitin elektoral. Shikoni kohën kur ne japim bonuese ndërkohë që ata e kanë dhënë vetëm në vite elektorale. Paketa e solidaritetit është kthyer në standard dhe kjo është arsyeja pse e kemi sjellë të konsoliduar në buxhet me shifër konkrete për të garantuar ata që përfitojnë se qeveria ka vëmendje totale të qytetarët”, u shpreh Ahmetaj.

Gjatë fjalës së tij, Ahmetaj tha se viti 2018 ka shënuar rekorde historike për investimet e huaja dhe për turizmin. Ai theksoi se synimi i qeverisë është rritja ekonomike nga 4 deri në 4.2%.

 

 

 

 


Etiketa: , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas