Kronika, Kryesore

Pajisja e SHIU-t në duart e Mosad?

Spain NSA SurvellianceAkuzat e ish-opozitës për përgjim nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë do të mbeten të pakonfirmuara deri në një ekspertim të plotë nga struktura të specializuara jashtë Shqipërisë.

Ky vendim është marrë nga prokuroria, pasi Laboratori Teknik në varësi të Ministrisë së Brendshme nuk i jep dot përgjigje pyetjes nëse pajisja e SHIU-t është përdorur për përgjime apo jo.



Pas kallëzimit të Ministrisë së Mbrojtjes se nëpërmjet një aparature përgjuese Shërbimi Informativ i Ushtrisë kishte përgjuar eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, prokuroria ka dërguar për ekspertim pajisjen përgjuese.

Pas disa muajsh ekspertimi, ekspertët e Laboratorit Teknik të Ministrisë së Brendshme thonë se nuk mund të përcaktojnë nëse me këtë aparaturë janë kryer përgjime.

Nëpërmjet një shkrese drejtuar Prokurorisë së Tiranës, ekspertët shkencorë thonë se pajisja ka një sistem sigurie mjaft të avancuar dhe kode të padeshifrueshme, të cilat nuk bëjnë të mundur përcaktimin nëse kjo pajisje është përdorur për përgjime.

Nisur nga kjo përgjigje, prokuroria ka vendosur të kërkojë ndihmën e strukturave të specializuara në këtë fushë, duke përgatitur edhe tri kërkesa për ndihmë drejtuar autoriteteve të të paktën dy vendeve. Kërkesa e parë pritet t’u drejtohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe konkretisht Byrosë Federale të Hetimit (FBI), të cilëve do t’u kërkohet ekspertimi i aparaturës së përgjimit.

Një tjetër mundësi është kërkesa për ndihmë në kompaninë që ka prodhuar këtë aparaturë, e cila ndodhet në Izrael, aty ku Ministria e Mbrojtjes ka bërë dhe blerjen e pajisjes.

Ndërsa mundësia e tretë e prokurorisë shqiptare është kërkesa për ndihmë nga shërbimi inteligjent izraelit Musad, i cili disponon teknika për zbërthimin e kodeve të kësaj pajisje. Për të zbardhur të vërtetën e akuzave për përgjim, prokuroria ka marrë në pyetje ish-shefin e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, i cili ka mohuar që kjo aparaturë të jetë përdorur në Shqipëri.

Sipas tij, pajisja nuk është përdorur brenda territorit të vendit, pasi qëllimi i blerjes së saj kanë qenë misionet sekrete jashtë vendit. Në kallëzimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se SHIU ka blerë një pajisje përgjuese në vlerën 1 milion e 500 mijë eurove, e cila është përdorur për të përgjuar politikanë, veçanërisht të majtë, si dhe diplomatë në Tiranë.

Paralelisht me dyshimet, se aparatura është përdorur në shpërdorim të detyrës, Prokuroria e Tiranës po heton për shkelje të ligjit mbi procedurat e blerjes së pajisjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas