Teknologji

Pajisja e re që lexon mesazhet me anë të lëkurës

Telefoni është konsideruar si ndër pajisjet më të dobishme që ka afruar botën dhe ka ndryshuar jetën e njeriut.

Por evoluimi i tij dhe i teknologjisë, ka bërë që kjo pajisje e dobishme të sjell dhe pasoja negative në shëndet dhe varësia është më kryesorja.



Nisur nga ky konstatim shkencëtarët e facebook kanë vendosur që të shpikin një pajisje ndihmëse, e cila do ti lexoj mesazhet e ardhur në telefon nëpërmjet lëkurës.

Sipas të dhënave një person prek të paktën 47 herë në ditë telefonin e tij për të parë njoftimet e fundit.

Nëpërmjet kësaj pajisje së re ekspertët pretendojnë se ajo do ndihmojë njerëzit të frenojnë varësinë ndaj smartophonit.

Gjatë kësaj konference ekspertet shpjeguan se si kjo pajisje do funksiononte dhe realizuan disa trajtime tek të pranishmit.

Pajisja është e programuar në dy mënyra që të tregoj mesazhin nëpërmjet zërit ose prekjes për të mos shpenzuar më kohë me të shkruarën.

Përdoruesit do të marrin disa vibrime të lehta në krahun e tyre, të cilat do jenë të koduara dhe do jenë një gjuhë më vete, që do jetë e njëjta në të gjitha gjuhët për shembull tingujt ‘ba’, ‘da’ do kenë një vibrim që do tiidentifikoj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas