Sociale

Pagat e mësuesve-Arsimtarët duhet të presin vitin 2021 për rritje!

Rritja me 40% e pagave për arsimtarët mund të bëhet vetëm në vitin e fundit të mandatit të kësaj qeverie.

Sipas të dhënave të publikuara në strategjinë e zhvillimit të arsimit  parauniversitar ajo që vihet re është se për dy vitet e ardhshme ka një shtim  të lehtë të fondit për pagat.



Deri në vitin 2020, krahasuar me atë aktual, fondi për pagat parashikohet të rritet vetëm me rreth 1.2 milion lekë.

Sipas shifrave të publikuara në strategjinë e zhvillimit të arsimit parauniversitar, rritja varion nga 30.2 milion në 2018 në 30.8 në 2019 dhe 31.4 milion në  2020, çka do të thotë se arsimtarët duhet të presin  deri në vitin 2021 për të përfituar paga më të larta.

Për shkak të pagës së ulët prej rreth 45 mijë lekësh që marrin aktualisht mësuesit, shumë të rinj nuk e radhisin këtë profesion në preferencat e  tyre kur aplikojnë për në universitete dhe këtë e tregon numri  i vogël i të diplomuarve në këtë degë.

Cilësia po ashtu nuk është optimale, gjë e cila ka detyruar ministrinë për një reformë në sistemin e edukimit. Aktualisht, në sistem janë 35 mijë mësues, pagat e të cilëve këtë vit u rrit vetëm me 5%./SCAN/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas