Sport

Padurimi për rikthimin në Champions, mbi 60 mijë tifozë për Inter-Tottenham

Rikthimi në Champions League pas 7 vitesh mungesë ka bërë që tifozët zikaltër të presin me padurim debutimin për këtë edicion të ri, aventurë që do të nisë mbrëmjen e së martës së 18 shtatorit në “San Siro”, kundër Tottenhamit.

E ndërkohë që futbolli i klubeve europiane është ndalur për t’u lënë hapësirë ekipeve kombëtare, në debutimin e tyre në kompeticionin më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve, nga klubi zikaltër bëhet e ditur se “Giuseppe Meazza” thuajse është mbushur plot që tani, kur jemi plot 12 ditë larg.



Ditën e mërkurë nisi edhe shitja e biletave në treg për ndeshjen kundër Spursave, gjithnjë sa u përket sektorëve që nuk janë zënë nga abonimet vjetore, duke sjellë statistika të rëndësishme.

Për të konfirmuar pritjen e padurimtë të tifozëve zikaltër, pas ekzaktësisht 6 vitesh e gjysmë nga dalja e fundit në arenën sportive për Champions League, thuhet se kundër londinezëve në “San Siro” pritet të jetë një superpublik i pranishëm, saqë është dashur të hapet që tani edhe unaza e tretë e stadiumit, ku do të vendosen edhe tifozët anglezë.

Deri më tani bëhet fjalë për tejkalimin e shifrës prej 60 mijë të pranishëm, por shumë shpejt synohet të arrihet kuota e 70 mijë spektatorëve. Falë periudha të shkurtra të abonimeve që janë hapur herë pas herë, edhe ndeshjet kundër Barcelonës, të martën e 6 nëntorit, dhe ndaj PSV-së, të martën e 11 dhjetorit, pritet të kenë një shikueshmëri rekord nga shkallët e stadiumit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas