Kronika, Kryesore

Paditet kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku

Prokurorja e krimeve të rënda Sonila Muhametaj padit kryeprokuroren e përkohshme Arta Marku.

Ajo e ka depozituar padinë në Gjykatën Administrative dhe kërkon shfuqizim të urdherit të Markut, me anë të të ciilit e transferoi nga Krimet e Rënda në Prokurorinë e Pukës.



Padia do të shqyrtohet nga gjyqtarja administrativë Elda Vrioni.

Prokurorja Muhametaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Markut pasi, sipas padisë ështe shkelur ligji për statusin e prokurorëve dhe se prokurorja e përgjithshme e përkohshme ka tejkaluar kompetencat.

Muhametaj ishte mes prokurorëve të ndëshkuar për shkak të dosjes “Shullazi”. Në media ka pasur raportime se ajo u përfshi në një përplasje me Donika Prelën, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas