Kryesore, Sport

Padia: Panuçi kërkon 100 mijë euro nga Bujar Nishani

Me datën 29 maj është luajtur ndeshja mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku kombëtarja shqiptare u mund me rezultatin 3:0.

Në lidhje me këtë humbje, asokohe kishte reaguar edhe ish-Presidenti Bujar Nishani, i cili në një status në facebook, kishte hedhur akuza të forta kundër teknikut të kombëtares Kristian Panuçi.



“Bravo Kosova, Panuçi një sharlatan që po shkatërron dhe atë që ishte ndërtuar”, shkruante Nishani.

Burime ekskluzive nga Gjykata e Tiranës, kanë treguar për Dritare.net, se në lidhje me këtë status të Nishanit, Panuçi ka depozituar një padi, ku kërkon dëmshpërblim pasuror në vlerën 100 mijë euro, dhe përgënjeshtrimin e deklaratave nga ana e Nishanit.

Panuçi në padinë e tij është shprehur se i është cënuar nderi, personaliteti dhe reputacioni, dhe kësisoj kërkon një përgënjeshtrim dhe shlyerjen e dëmit pasuror nga ana e Nishanit.

Padia është depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë me datë  20 korrik 2018./Dritare.net

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas