Rajoni

Padi zyrtare gazetës se fyeu shqiptarët

informerGazeta e Malit të Zi, “Informer”, por që në fakt bazën e ka në Beograd është paditur nga policia dhe prokuroria për botim e ofendimeve ndaj shqiptarëve, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Zyra e prokurorisë së Podgoricës mësohet se, dje ka hartuar një akuzë për botuesin e versionit malazez të gazetës me bazë në Beograd, Novak Uskokoviç.



Ai akuzohet për shkeljen penale të dhunimit të reputacionit të minoritarëve, raporton BIRN.

Një ditë pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, në datën 15 Tetor, në faqen e parë të saj “Informer” i çuante shqiptarët ‘shiptari’, term fyes dhe poshtërues që përdorin serbët.

“I pandehuri (Uskokoviç) akuzohet se ka tallur publikisht pakicat që jetojnë në Malin e Zi kur në tetor të vitit 2014, si përgjegjës, miratoi titujt poshtërues në dy botime të gazetës,” ka bërë të ditur prokuroria në një deklaratë.

I njëjti botim raportoi gjithashtu një zënkë midis nxënësve në një shkollë të mesme malazeze-shqiptare në kryeqytetin Podgoricë që kishte lidhje me ndeshjen e futbollit.

Në nëntor, liderët shqiptarë në Malin e Zi ngritën akuza kundër gazetës për fjalim urrejtje.

Pas dënimit nga publiku malazez për stilin e raportimit që bëri, Informer kërkoi një ndjesë, duke pretenduar se nuk kishte pasur kurrë qëllim të ofendonte “qytetarët me origjinë shqiptare që jetonin për shekuj në Malin e Zi”.

Por politikanët që përfaqësojnë shqiptarët etnikë, që përbëjnë pesë për qind të popullatës vendase – thanë se gazeta e kishte kaluar kufirin.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas