Kryesore, Politika

“Paaftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit na ngarkon të gjithëve ne me faj!”

Nga Ylli Manjani

Vetëm kur të vendosim ne Shqiptarët ta duam Shqipërinë, do jemi në Europë!



Nuk ka asnjë dyshim që dashuria për vendin mungon! E quajmë poezi këtë gjë prandaj dhe se vlerësojmë..

Por e thënë më shkoqur:

Nëse rinia sheh të ardhmen e saj jashtë vendit;

Nëse familjarë aplikojnë masivisht (të parët në çdo statistikë) për green card apo për azil;

Nëse ata që mbesin në vend presin të hanë nga djersa e emigrantëve apo lëmosha e qeverisë;

Nëse votimet janë formalitet sepse fiton gjithnje parrelliu dhe i forti;

Nëse politika zhytet përditë në skandale, krim e korrupsion dhe populli nuk reagon;

Nëse të giithë i japim mend njëri-tjetrit në FB dhe vendin e lëmë në dorë të atyre që e shesin për një mos deklarim publik të së keqes;

Natyrisht ska Europë! Sot jo e jo, por as sot një vit! E as sot e shumë vite në vijim!

Vetëm dashuria për vendin mund të na bënte Europianë!

Dashuria për Europën me urrejtje ndaj vendit, minimumi na lë këtu ku jemi!

Dhe ketu ku jemi na njohin për: emigrantë; trafikantë; kriminelë e të korruptuar!

Paaftësia për të ndërruar politikanët që qeverisin sipas qejfit të tyre na ngarkon të gjithëve ne me faj!

Asnjë popull tjetër ne Ballkan e Europë nuk e ka këtë defekt!

E hidhur sa më ska! Por kjo është e vërteta jonë!

PasPara

1 koment

  1. Ne parim jam shume dakord me ju or zotni .
    Por e keqja sipas jush na qenka populli , ç’ka deri diku ju keni te drejte per popullin e majte . Ky i fundit , te cilit i perkisni edhe ju ….???!!! , njihet ne mbare vendin si nje elektorat qe voton me se shumti me sy mbyllur me nje konsekuence te çuditeshme per partine e vet edhe atehere kur qeverisja e majte ne 5 – 6 vjetet e fundit i ka rritur pensionet vetem 2.8 % dhe taxat me teper se 2-3 fishin e rritjes se rrogave e pensioneve ….???!!!
    Sa per popullin e djathte ne vitet qe qeveriste e djathta ju nuk keni lene sharje politike pa thene ne adrese para se gjithash per Doktorin dhe qeverisjen e tij , duke u bere kesisoj realisht nje kontribues potent dhe me shume se koshient per ardhjen e PS ne pushtet ne vitin 2013 ….???!!!
    Megjithate me mire vone se kurre – thote nje fjale e urte popullore .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas