Politika

Pa zgjidhje! Ahmetaj-minatorëve: Merruni vesh me njëri-tjetrin

Minatorët duket se janë të pakënaqur me politikat që ndjek qeveria. Gjatë një videokonference në zyrën e bashkëqeverisjes, kryeministri Rama është përballur me kërkesa sa i takon taksave dhe pagave.

Kërkesave të minatorëve, kreu i qeverisë iu përgjigj duke përmendur reformat dhe ndryshimet në taksa, si dhe uljen e çmimeve të ilaçeve.



Rama u ka kërkuar minatorëve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për të kërkuar llogari, deri tek grevat, porse komunikimi i drejtpërdrejtë me qeverinë është mënyra më e drejtë, pasi kësisoj sipas kryeministrit merren të gjitha shpjegimet.

Për ministrin e Financave, Arben Ahmetaj statusi do të formulohet atëherë kur të gjitha sindikatat të jenë me një mendje, duke shumëzuar me zero rolin e ministrisë si një rregullatore.

“Do të ishte mirë që të kishte një dakordësi nga të gjithë sindikatat e minatorëve. Paketa sociale e qeverisë ka qenë solidare brenda mundësive të buxhetit. Rimbursimet janë rritur me 30 përqind, e cila është shumë e rëndësishme edhe për ata që nuk janë të siguruar”, tha Ahmetaj në konferencë.

Nga ana tjetër kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se  ka një ngërç në pensione për ata që kanë dalë në pension para reformës.

“Jemi në kushtet kur ka një dialog mes qeverisë dhe grupeve e sindikatave të minatorëve. Kem të gjithë gatishmërinë dhe gjithë fleksibilitetin e duhur për të avancuar deri aty ku e mban buxheti dhe interesi i përgjithshëm. Një gjë që e kam theksuar edhe më parë.

Ne kemi bërë jo pak edhe pse nuk është mjaft. Sot, sektori është ndryshe nga sa ishte. Kemi investime serioze, ndryshime serioze në interes të minatorëve. Kemi edhe disa investime që hapin rrugën për përpunimin në vend të mineraleve. Kemi bërë një reformë pensionesh, e cila ka hapur një perspektivë të re për të gjithë minatorët që dalin në pension. Këtu jemi në një ngërç për ata që kanë dalë në pension para reformës. Ata që janë në pension para reformës tonë, paguajnë pasojat e mungesës së kurajës për të reformuar pensionet.

Sot, kemi një sistem pensionesh të reformuar dhe çdokush del sot në pension ka një pension të ndryshëm nga tjetri që ka pasur në punë. Ne jemi shumë të interesuar për rritjen e pagës minimale. Jemi shumë të interesuar edhe për skemën e prezantuar sot nga ju. Ka një kosto, por kostot unë besoj duhet t’i shohim bashkërisht, sepse Fiqiriu është me laps në dorë dhe ministrat po ashtu dhe jo të gjithë lapsat kanë një fund”,tha Rama.

Kështu edhe konferenca e sotme e Ramës, ministrave dhe minatorëve rezultoi pa asnjë zgjidhje, ndërsa sindikatat nesër do të kenë një marshim përpara kryeministrisë.

Vetëm në muajt e fundit ka pasur një sërë aksidentesh në miniera, ndërkohë që statusi për këtë kategori personash mbetet ende pa asnjë zgjidhje finale.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *