Kronika

Pa ish-gruan me të dashurin e ri, 40-vjeçari shqiptar ‘çmendet’ nga xhelozia. Ja ç’bën…






               Publikuar në : 09:50 - 06/05/18 |
mapo.al

Një 40-vjeçar shqiptar nga Kosova është ‘tërbuar’ nga xhelozia kur ka parë ish-gruan e tij në rrugë me të dashurin e ri, duke shkaktuar një incident.


Ngjarja në fjalë ndodhi Mühlacker, në gusht të vitit të kaluar, ku kosovari kishte nëntë vite që jetonte aty, shkruan pz-neës.de.

Nga xhelozia ai e sulmoi në këmbë dhe duar me sende të forta metalike të dashurin e ri, derisa ishte një shofer automjeti që e ndaloi. Përveç kësaj burri e kishte kërcënuar me vdekje ish gruan.

Gjykata e Maulbronn ka dënuar shqiptarin për plagosje me 1 vit dënim me kusht dhe gjithashtu duhet të kryejë 250 orë punë.

Ndërkohë Prokuroria kishte kërkuar dënim prej 1 vjet e dy muaj burg.

Gjykatësi Bernd Lindner tha se ky dënim është i mjaftueshëm për të vetëdijësuar shqiptarin.


Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas