Kryesore

Ornela Vorpsi dhe trekëndeshi: Para, Pushtet e Femra

Nga Elona Zhana –Bruksel

Gjuetia e shtrigave dhe gjuetia e gjuetarëvë të gjuetisë  së shtrigave që pasoi vizitën e Ornela Vorpsit në Tiranë më bërë krejt naivisht ti drejtoja vetes pyetjen : “  A më pëlqen mua Ornela Vorpsi ? “



M’u kujtua që kisha lexuar librin e saj të parë me një frymë ndërsa të dytin e kisha braktisur pas faqes së parë.  Kam ndjekur pak fare nga punët e saj pamore dhe më pëcjellin një ndjenjë mës pasigurisë, dhimbjes e hakmarrjes. Por nuk është se jam ndonjë njohëse e madhe e arit pamor.

M’u kujtua po ashtu që dikur pasi kishte nxjerrë librin e dytë kam patur një bisedë të muskuluar këtu në Bruksel gjatë të cilës realisht mbroja Ornelën, ose gruan, ose artisten bukuroshe grua që ishtë Ornela. Behëj fjalë që ajo kishte thënë se shqiptarët nuk ishin ende gati për të lexuar librat e saj ndaj edhe ajo nuk i përkthente në shqip. Nuk jam tifoze  e teorise së botës bardhë e zi, mendoj që kishte edhe atëhëre shqiptarë që do t’a pëlqenin siç rezultoi që kishte edhe sot që nuk do t’a pëlqenin fare. Dhe më mirë kështu, është pikërisht ky dualitet esenca e nevojës  për art.

Kur gëluan portalet nga një intervistë që kishte dhënë, u bëra kurojze dhe e kërkova në youtube. Kam vendosur të çliroj veten nga diktatura e medias dhe ndaj jam shumë pak ndjekesë live e tyre. Pashë intervistën dhe ishtë tërësisht siç e prisja unë para gati 10 vitesh. Ornela ishte sërisht shumë e bukur, e largët, mobesuese, me një stil të sajin  por edhe me një karekteristikë që në humanët e kemi të përbashkët, atë të nëvojës për të na dashur.

Që ajo do të gjykohej ishte një evidence ende pa hapur gojën.  Por ajo gjuajti edhe dy nga tre përbërësit e trekëndëshit skandal -shpjegues : Para, Pushtet e Femra.  Ne mos  fare të tre! Fakti që foli për dashurinë e saj platonike ndaj Ramës, bëri që të drejtoheshin ndaj saj shtizat e atyre moralistëve që duke qënë klonim i mëndësisë otomane më atë të një qytetarizmi ala komunist, i kanë mardhëniet shumë të kompleksuara së pari me trupin e lë pastaj me dashurinë. Lind pyejta a do të gjykohej  Ornela nëse do të kishte pasur një dashuri platonike me një jo-Ramë? Po, por sigurisht më pak.  Ky ishte këndi : Femra (mashkulli në këtë rast çfarë e bën situatën edhe më atipike )

Ornela qëlloi ëdhe këndin e Pushtetit. Ajo u shpreh se Rama, kryeministri shqiptar kishte mahnitur Parisin me artin e tij. Nuk duhen shumë neurone për të kuptuar që po mahnite Parisin të ka ardhur radha të nisesh të pushtosh e mahnitësh Los Angelos e jo të kthehesh në Shqipëri. Por a nuk mund të dakordohemi ne që rëalisht Vorpsi  ka të drejtën e saj té mendojë  që Rama ka mahnitur Parisin ?

Edhe këndi i tretë : Para, nuk u kursye gjatë kësaj gjuetie. Dhe flas për para nga këndvështrimi i Vorpsit në këtë rast pasi në të kundërt do të ngatërohej me pushtetin. Ekspozita e saj u mundësua nga kryemnistri. Tërësisht normale, është një teknikë e marketingut  politik dhe është po aq e vjetër sa edhe strukturimi i dëshirës së njeriut për pushtet.  Personalisht m’u duk shumë idiote teza komplotuese sipas të cilës asaj i ishte kërkuar  të fliste për Kryemnistrin gjatë intervistave të asaj. Vorspi çmimin e paguante me ekspozitën e saj në COD, kaq !

Dhe si përfundim moj vajzë  të pëlqen Ornela Vorpsi, ty apo jo ?i them vetes.  Mëqë po flasim për profesorë një i imi këtu në Bruksel, jo aq i pashëm dhe as aq ambicioz sa Rama ; n’a thoshte. “ Mos prit një përgjigje të duhur kur ke bërë pyetjen e gabuar “

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas