Aktualitet, Kryesore

Organizatori i protestës te Unaza e Re, dërgon letrat në ARRSH për shpronësim

Organizatori i protestës së Partisë Demokratike te Unaza e Re, Dorjan Protoduari ka dorëzuar te Autoriteti Rrugor Shqiptar letrat për të nisur procedurat e shpronësimit. Ndonëse, prej disa ditësh po kundërshtojnë me dhunë projektin, duke pretenduar se nuk po marrin shpronësimin e pronës së tyre, nga ana tjetër, ndryshe nga sa deklarojnë në media, disa banorë kanë kryer të gjitha veprimet ligjore për të përfituar nga shteti të gjithë pagesën që i takon sipas ligjit.

Drejtori i ARRSH-së, Afrim Qendro ka konfirmuar se babai i një prej organizatorëve kryesore të protestës Dorjan Protoduari, Flori Protoduari, është paraqitur sot për të dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm. “Babai i tij ka qenë në orën 09:30 minuta sot, ka paraqitur dokumentet, është sqaruar për gjithë situatën dhe është takuar me specialistin.



Tani nëse djali nuk e di që babai ka ardhur tek unë nuk është faji im”, tha Qendro për ‘Fax Neës’. Ai shtoi se janë pritur të gjithë banorët e prekur nga projekti. Dorjan Protoduari njihet jo vetëm si organizator dhe për thirrjet e tij për dhunë gjatë protestës, por ai ka kërcënuar publikisht me jetë dhe kanun kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Një tjetër protestues i Partisë Demokratike, Gani Veliaj, i cili ka hequr dorë nga dhuna e ushtruar dhe shashkat duke u bërë pjesë e procesit ligjor dhe duke aplikuar me vullnetin e tij për të përfituar nga fondi i shpronësimeve që do të jepet nga qeveria për të gjitha atë që kanë dokumente të rregullta pronësie dhe që preken nga ky projekt. Në këto kushte, organizatorët e protestës së Partisë Demokratike janë dorëzuar duke ndjekur rrugën ligjore duke dorëzuar letrat për të marrë përfitimin dhe duke i dhënë fund farsës së krijuar se do të prekeshin nga ky projekt dhe nuk do të përfitonin.Burimi:/javanews/

<
>
46439263_263849527659678_4304637964622757888_n 46449377_526479894484722_8368519145171451904_n 46450981_2118400095092247_8146580055930175488_n 46452237_288277915135706_3269710657724874752_n 46468515_317879412141829_5575620466564923392_n 46479510_364674540954964_4877763799374888960_n 46480018_745537619139203_278615954420662272_n 46482505_293007888003238_2283507903669207040_n 46492093_260606744604810_5335582037245952_n 46494497_195434938035022_5792295089837441024_n 46506325_199758337604517_5717819463571603456_n 46519480_266646220590771_138330803431014400_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas