Aktualitet

Organizatorët e protestës, prokuroria kërkon imunitetin e një deputeti të PS


Tiranë Hetimet për ngjarjet e dhunshme të demonstratës së 21 janarit pritet t’i kushtojnë imunitetin njërit prej deputetëve të opozitës, pjesëmarrës në protestën që përfundoi me katër të vrarë dhe disa të plagosur. Paralelisht me zbardhjen e vrasjes së tre demonstruesve, prokuroria dhe policia kanë mundur të mbledhin prova që orientojnë hetimet drejt një deputeti të opozitës, sa i përket organizatorëve të protestës. Duke qenë se në këtë rast imuniteti bëhet pengesë për hetimin e të zgjedhurit të Partisë Socialiste, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të shpallë moskompetencën, duke dërguar çështjen për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Përgjithshme. Vendimi është marrë ditën e djeshme, ku pas një analize të detajuar, grupi i prokurorëve që hetojnë demonstruesit ka vendosur që hetimi i njërit prej deputetëve pjesëmarrës në demonstratë t’i kalojë Prokurorisë së Përgjithshme për kompetencë. Burime të rezervuara pranë organit të akuzës konfirmojnë se tashmë vendimi për dërgimin e dosjes pranë organit të akuzës është marrë dhe konkretizimi i saj është çështje kohe. Bashkëngjitur vendimit për shpalljen e moskompetecës, akuza e Tiranës ka vënë në dispozicion të Prokurorisë së Përgjithshme edhe materialet e dosjes hetimore, të mbledhura deri më tani për këtë deputet. Hetuesit kanë arritur në përfundimin se gjatë hetimeve 1-vjeçare për organizatorët e demonstratës, që përfundoi në dhunë dhe përleshje me policinë, dyshohet se është përfshirë edhe një deputet i Partisë Socialiste. Për të vërtetuar informacionet e mbledhura, sipas prokurorisë, del e nevojshme kryerja e disa veprimeve hetimore dhe verifikimeve, të cilat nuk mund të kryhen nga Prokuroria e Tiranës. Konfirmohet se dëshmitë e personave të arrestuar në demonstratë kanë implikuar deputetin e PS-së si një nga personat që ka drejtuar demonstratën, e cila më pas përfundoi në katër të vrarë. Këto dëshmi, sipas prokurorisë, janë në harmoni me provat e mbledhura, përfshi edhe pamjet filmike të administruara në dosjen “21 janari”. Për këta arsye, deputeti i dyshuar si organizator i akteve të dhunës në demonstratë do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, e cila në funksion të kryerjes së disa veprimeve të nevojshme hetimore pritet t’i kërkojë Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të deputetit në fjalë. Burime pranë organit të akuzës nuk pranojnë të bëjnë publik emrin e deputetit që do të hetohet nga Prokuroria e Përgjithshme, edhe pse gjatë hetimit të këtyre ngjarjeve janë marrë në pyetje të gjithë deputetët e opozitës, pjesëmarrës në demonstratën e 21 janarit të vitit të shkuar. Të gjithë deputetët e pyetur për demonstratën që degjeneroi në përdorim dhune ndaj punonjësve të policisë dhe Gardës kanë deklaruar se demonstrata është organizuar konform ligjit për mitingjet dhe është marrë zyrtarisht leje në policinë e kryeqytetit. Paralelisht me këtë proces, organi i akuzës pritet të zbardhë shumë shpejt vrasjen e Aleks Nikës dhe Faik Myrtajt, për të cilët ekspertiza e FBI-së ka mundur të identifikojë armët që i kanë qëlluar. Procesi, sipas burimeve, është në fazën e fundit dhe gjithçka pritet të konkretizohet brenda javës së ardhshme. Ngjarja e shumëpërfolur e 21 janarit, ku u vranë katër demonstrues dhe u plagosën me dhjetëra të tjerë, përfshi punonjës të policisë dhe Gardës, duket se do të marrë zgjidhje falë ekspertizës së specializuar të FBI-së.



PasPara

2 komente

  1. Shqipetaret do te vuajne nga pastabiliteti politike prej papjekurise se politikaneve te tyre nga te dy anet e polit edhe sikur te zgjidhet kjo ngjarje e shkaktuer nga te dy palet,pavaresisht nga pozat publike qe marrin si akuzuesit dhe te akuzuarit.Politikane ne shqiperi jane fatkeqesia e atij populli sepse me pak perjashtime ne politike jane perfshire shtresa me injorante e vulgare e ketij vendit.Asnje nga ata nuk besohet,te gjithe jane ne gare kush te vjedhe me shume per tu bere kryeminister.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas