Sport

Orët e fundit të meraktos, Paris SG hidhet në sulm për “yllin” e Seria A

Në orët e fundit të merkatos së verës në Francë Paris SG është hedhur në sulm për të firmosur me Milinkovic-Savic, “yllin” e Lazio-s.

Mediat franceze kanë konfirmuar se menaxherët e 23-vjeçarit serb kanë qenë në Paris, ku janë takuar me drejtorin sportiv të skuadrës pariziene Antero Henrique. Ende nuk ka asnjë detaj në lidhje me këtë transferim të mundshëm të mesfushorit te kampionët e Francës dhe nëse PSG do të paguajë shumën100 milionë euro, shumë që ka kërkuar presidenti i Lazio, Claudio Lotito.



Së shpejti priten zhvillime të reja pasi brenda datës 31 gusht mbyllet merkato edhe në kampionatin francez, por vlen për t’u theksuar se paratë nuk janë një problem për Paris SG, që sot mbushi arkat me 40 mln euro për shkak të shitjes së Guedes te Valencia.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas